Al Nassr-Al Hilal përfundon me sherr në tribuna: sheikët e tifozët rrihen me shkopinj

Fund me tension maksimal pas sfidës mes Al Nassr dhe Al Hilal. Barazimi i ardhur në minutat shtesë nga skuadra e teknikut Simone Inzaghi shtyu deri në çastin e fundit festën e mundshme të titullit për ekipin e portugezit Cristiano Ronaldo, duke shkaktuar kaos edhe në tribuna.

Menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, disa tifozë të Al Hilal thuhet se kanë hyrë në sektorin VIP të stadiumit, duke shkaktuar një përleshje të dhunshme me pjesëtarë të tifozërisë kundërshtare dhe persona të pranishëm në zonën e rezervuar. Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, gjatë përleshjeve janë përdorur edhe shkopinj dhe objekte të tjera të improvizuara.

Tensioni shpërtheu pikërisht për shkak të fundit të pabesueshëm të ndeshjes, që ia hoqi Al Nassr-it sigurinë matematike të titullit, ndonëse fitorja dukej tashmë e sigurt.

Saudi derbies are on another level.

Al-Nassr fans (the Cristiano Ronaldo side) stormed into Al-Hilal’s own VIP section during the match and started swinging sticks like it was a street fight.

Forget 90 minutes on the pitch, the real entertainment was in the stands.

Saudi… pic.twitter.com/VKtPxVhl4c

— Mario Nawfal (@MarioNawfal) May 12, 2026

Al Nassr-Al Hilal përfundon në kaos në tribuna

Momente tensioni të madh pas sfidës mes Al Nassr dhe Al Hilal. Sipas videove të shpërndara në rrjetet sociale dhe raportimeve të mediave lokale, në fund të ndeshjes që duhej t’i dorëzonte titullin skuadrës së Cristiano Ronaldos shpërtheu një sherr në zonën VIP të stadiumit, me përplasje edhe mjaft të dhunshme, pasi u përdorën shkopinj dhe objekte të tjera.

Në pamje shihen disa persona që avancojnë drejt sektorit të përfshirë duke mbajtur shkopinj në duar, ndërsa mes publikut shpërthen paniku. Ndërhyrja e menjëhershme e forcave të sigurisë shmangu përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.

¡ASÍ NO!

El partido entre Al Nassr y Al Hilal se vio afectado por un disturbio en las gradas cuando un jeque provocaba con señas a los aficionados visitantes y la pelea terminó con ambas partes golpeándose con palos de madera pic.twitter.com/R1RFb1HCH7

— Claro Sports (@ClaroSports) May 13, 2026

Tensioni ishte rritur që gjatë ndeshjes, deri sa shpërtheu pas golit të Al Hilal në minutat finale. Në fund të përleshjeve, disa persona u larguan nga impianti. Për momentin, megjithatë, nuk kanë mbërritur ende komunikime zyrtare të detajuara nga autoritetet apo klubet e përfshira.

راح ورى القزاز https://t.co/MLbcLeltwc pic.twitter.com/XE2dOVXCNi

— معن القويعي (@MaanAlquiae) May 12, 2026

The post Al Nassr-Al Hilal përfundon me sherr në tribuna: sheikët e tifozët rrihen me shkopinj appeared first on Lapsi.al.