VIDEO/ Dështon grabitja në Selanik, pronari shqiptar i ndjek hajdutët me shkop

Një tentativë grabitjeje në një minimarket në Selanik ka përfunduar në mënyrë të pazakontë, pasi pronari shqiptar i biznesit reagoi menjëherë dhe detyroi autorët të largoheshin pa marrë asgjë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 05:15, në zonën e Vardarit, kur dy të rinj me fytyrat e mbuluara dhe me kapuçë hynë në dyqan me qëllim grabitjen.

Siç shihet edhe në pamje, autorët tentuan të frikësonin pronarin për të marrë paratë dhe sendet me vlerë, por nuk e prisnin reagimin e tij. Shqiptari, i armatosur me një shkop, u përball menjëherë me ta duke i sharë në shqip dhe duke i ndjekur jashtë ambientit të minimarketit. /LAPSI.al

The post VIDEO/ Dështon grabitja në Selanik, pronari shqiptar i ndjek hajdutët me shkop appeared first on Lapsi.al.