Aksident në Lushnje/ Përmbyset zetori, humb jetën 71-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk në Lushnje, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosu. Aksidenti ka ndodhur, pas përmbysjes së mjetit bujqësor me të cilin po lëvizte 71-vjeçari.

Viktima është identifikuar si Hekuran Xhelo, banues në zonë, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ata ishin nisur drejt tokave bujqësore me zetor, kur për arsye ende të paqarta mjeti është përmbysur.

The post Aksident në Lushnje/ Përmbyset zetori, humb jetën 71-vjeçari appeared first on Lapsi.al.