Aksident me vdekje në Lushnje! Zetori humb kontrollin dhe përmbyset, ndërron jetë 71-vjeçari (Emri)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk të Lushnjës, ku si pasojë ka humbur jetën një 71-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur rruga e Rezervuarit. Mjet bujqësor tip Zetor dhe rimorkio me drejtues shtetasin Hekuran Riza Xhelo, i cili ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë rruge dhe duke u përmbysur.

Mësohet se ata ishin nisur drejt tokave bujqësore me zetor, kur për arsye ende të paqarta mjeti është përmbysur.

Si pasoje drejtuesi 71-vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Mësohet se në mjetin bujqësor ishin dy persona, por personi tjetër është çuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjes ku konfirmohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Aksident me vdekje në Lushnje! Zetori humb kontrollin dhe përmbyset, ndërron jetë 71-vjeçari (Emri) appeared first on GIJOTINA.