Përfshihet nga zjarri një depo pranë aeroportit Charles de Gaulle në Paris

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një depo pranë Aeroportit Charles de Gaulle në Paris. Ai shkaktoi një re të dendur tymi që ishte e dukshme nga disa kilometra larg. Zjarri, i cili shpërtheu në një depo, nuk ka shkaktuar ndonjë të lënduar, por kërkoi ndërhyrjen e rreth gjashtëdhjetë zjarrfikësve.

Mediat franceze shkruajnë se rrethanat e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa flumturimet nuk u anulluan. Imazhet e shpërndara në mediat sociale tregojnë një tym të zi nga zonat përreth aeroportit.

The post Përfshihet nga zjarri një depo pranë aeroportit Charles de Gaulle në Paris appeared first on Lapsi.al.