Divjakë/ 66-vjeçari i dehur humb kontrollin e motorit dhe bie në kanal

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Gërmenj. Një 66-vjeçar mbeti i plagosur pasi humbi kontrollin e motomjetit elektrik që drejtonte dhe përfundoi në kanal. I dëmtuari, Llambri Shkoza, ka pësuar lëndime në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit. Ai u transportua menjëherë drejt spitalit të Lushnjë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve, 66-vjeçari dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit. Kjo u konfirmua edhe nga testi i kryer nga policia.

The post Divjakë/ 66-vjeçari i dehur humb kontrollin e motorit dhe bie në kanal appeared first on Lapsi.al.