Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Rexhep Ismailit në Sarandë

Detaje të reja janë zbardhur rreth vrasjes së Rexhep Ismailit një natë më parë në Sarandë. Dyshohet se zanafilla e konfliktit ishte një konflikt pronësie mes dy palëve.

Mësohet se, ngjarja nisi kur një grup personash shkoi te karburanti i vëllezërve Ismaili për t’u sqaruar, por debati degradoi në dhunë fizike.

Sipas burimeve paraprake, situata u përshkallëzua kur nga ana e personave që ishin në lokal u nxorr një armë automatike. Në kundërpërgjigje, pala tjetër hapi zjarr duke lënë të vdekur Ismailin. Raportohet se ka të plagosur edhe nga radhët e autorëve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

The post Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Rexhep Ismailit në Sarandë appeared first on Lapsi.al.