Protesta e PD/ Kreu i Policisë së Shtetit, Hita shfaqet tek Kryeministria, inspekton masat –

Pak minuta para nisjes së protestës së thirrur nga opozita, drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj ka zbritur vetë në Bulevard, atje ku pritet të mblidhen mbështetësit e PD për të zhvilluar marshimin.

Gjatë inspektimit të masave të marra për mbarëvajtjen e tubimit, Hitaj i ka kërkuar grupit të menaxhimit të shërbimeve policore të angazhuara me shërbim, të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë profesionalizëm në garantimin e rendit dhe sigurisë.

gijotina.com/