Bordi i Ramës njofton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe gazi

Bordi i Transparencës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me çmimet e reja të karburante. Theksohet se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër.

Gjithashtu nënvizohet se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 180 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 ora 12.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 

The post Bordi i Ramës njofton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe gazi appeared first on GIJOTINA.