Zgjedhjet e 11 majit dhe mbrojtja e Ballukut shënuan njollë turpi për Shqipërinë! –

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian për Shqipërinë konfirmoi edhe njëherë se rruga evropiane e Shqipërisë kalon përmes luftës kundër korrupsionit qeveritar dhe garantimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Në një reagim në rrjete sociale, Bardhi shprehet se raporti tregoi se zgjedhjet parlamentare të 11 majit, që Partia Demokratike i cilëson farsë elektorale, si dhe mbrojtja politike që socialistët i kanë bërë ish zevendës kryeministres Belinda Balluku janë një njollë turpi.

“Dje Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian konfirmoi edhe njëherë se rruga Europiane e Shqipërisë kalon vetëm përmes luftës reale ndaj korrupsionit qeveritar dhe garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.”, tha Bardhi.

Ai shprehet se për të adresuar rekomandimet e evropianëve duhet një qeverisje të përgjegjshme.

“Detyra e të gjithë klasës politike shqiptare është të dëgjojmë zërin e miqëve tanë ndërkombëtar. Është koha për një qeverisje të përgjegjëshme dhe europiane në Shqipëri.”, shtoi ai.

Reagimi i plotë:

Dje Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian konfirmoi edhe njëherë se rruga Europiane e Shqipërisë kalon vetëm përmes luftës reale ndaj korrupsionit qeveritar dhe garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Sipas raportit të Parlamentit Europian të miratuar dje në Komision:
·         Zgjedhjet e 11 Majit dhe mbrotja e korrupsionit të Belinda Ballukut janë një njollë turpi për Shqipërinë.
·         Korrupsioni mbetet një shqetësim serioz.
·         Kërkohet rritje e transparencës dhe kontrollit në prokurimet publik dhe koncesionet, si dhe sektorin e ndërtimit.
·         Reformë Zgjedhore dhe Reformë Territoriale duhet të jenë konsensuale.
·         Kërkohet forcim i mbikëqyrjes parlamentare.
·         Konstatohet presion ndaj sistemit të drejtësisë dhe moszbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Detyra e të gjithë klasës politike shqiptare është të dëgjojmë zërin e miqëve tanë ndërkombëtar.

Është koha për një qeverisje të përgjegjëshme dhe europiane në Shqipëri.