Berisha: Rama riktheu kafazin në sallën e gjyqit si në kohën e Enver Hoxhës

Gjatë fjalës me anëtarët dhe simpatizantët e PD në degën numër 5 në Tiranë, Sali Berisha sulmoi Edi Ramën për arrestimin e Ilir Metës.

Sipas tij, Rama e urren Metën, por më shumë urren qytetarët. Duke akuzuar Ramën, Berisha u shpreh se, kreu i qeverisë riktheu kafazin në sallën e gjyqit, si njëherë e një kohë ne gjyqet e Enver Hoxhës.

‘E riktheu Edi Rama kafazin në sallën e gjyqit, ndërkohë që vrasës serialë po në atë burg festojnë çdo natë me pije, kokainë dhe orgji të tjera.

Po pse kafazi? Sigurisht, ai e urren Ilir Metën, por ai urren qytetarët në radhë të parë. Ai do që qytetarët të tremben sa më shumë.

Kurse ju nuk trembeni. Ju nuk jeni trembur’, tha Berisha.

The post Berisha: Rama riktheu kafazin në sallën e gjyqit si në kohën e Enver Hoxhës appeared first on Lapsi.al.