“Reporterët pa Kufij”- Ramës: Ne masim lirinë e medias, jo komunikimin e qeverisë

Reporterët pa Kufij i janë përgjigjur kryeministrit, Edi Rama lidhur me raportin e tyre për lirinë e medias, ku Shqipëria renditet në vendin e 83-të, duke shënuar një rënie me tre pikë në krahasim me një vit më parë.

Reporterët pa Kufij nënvizon se, renditj e Shqipërisë në vendin e 83-të pasqyron sulmet politike, abuzimin me organet e zbatimit të ligjit, transparencën e ulët të medias dhe kërcënimet ndaj gazetarëve.

“Kryeministër Edi Rama, ne masim lirinë e medias, jo komunikimin e qeverisë. Renditja e Shqipëria në vendin e 83-të (-3) në Indeksin 2026 pasqyron sulmet politike, abuzimin me organet e zbatimit të ligjit, transparencën e ulët të medias dhe kërcënimet ndaj gazetarëve,” thuhet në reagimin e Reporterëve ka Kufij.

 

 

The post “Reporterët pa Kufij”- Ramës: Ne masim lirinë e medias, jo komunikimin e qeverisë appeared first on Lapsi.al.