Finish “i lodhur” i Arsenal, mbërrin në finalen e Champions pas 20 vjetësh –

Goli i Bukajo Saka në pjesën e parë i siguroi Arsenalit kualifikimin në vetëm finalen e dytë në historinë e tyre në Champions League, saktësisht 20 vite pas së parës

Sfida e luajtur në Londër ishte e mbyllur, me të dyja skuadrat që tentuan të mbroheshin. Gjithsesi, goli i vetëm i sfidës u shënua nga Bukayo Saka në minutën e 44’, i cili u gjend në vendin dhe kohën e duhur për të dërguar topin në rrjetë pas një goditje të Trossard që u ndal nga Oblak.

Spanjollët tentuan me të gjitha forcat për të gjetur golin e barazimit në pjesën e dytë, por mbrojtja e “Topçinjve” ishte e pathyeshme.

Ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta mbetet i pamposhtur në këtë edicion të Champions League (11 fitore, 3 barazime), duke zgjatur gjithashtu ecurinë mbresëlënëse në shtëpi në këtë kompeticion me vetëm një humbje në 25 ndeshjet e fundit (18 fitore, 6 barazime).

Tani Arsenali pret finalen në Budapest më 30 maj, ku do të përballet me fituesin e duelit mes PSG-së dhe Bajernit të Mynihut.

Arsenal 1-0 Atletico Madrid

44′ GOOOL ARSENAL 1-0/ Zhbllokohet sfida, Saka kalon në avantazh vendasit! Shpërthen festa në Londër. (VIDEO) 

gijotina.com/