Kaos në Korçë pas ndeshjes/ Tifozët sulmojnë futbollistët e Laçit gjatë festës –

Pamje të turpshme u regjistruan në Korçë, ndërsa Laçi po festonte fitimin e titullit kampion. Disa tifozë të Skënderbeut ia dolën që të futeshin në fushë, për të sulmuar me sende lojtarët dhe stafin e Laçit.

Perplasjet zgjatën për disa momente. Më pas çdo gjë u qetësua dhe tifozët u larguan.

Kujtojmë se Laçit i bënte punë vetëm fitorja në Korçë ndaj Skënderbeut. Ekipi i Shensojt ia doli të triumfonte falë golit të Arlind Kurtit në minutën e 96-të. Kështu Laçi e mbylli kampionatin me 2 pikë më tepër se Skënderbeu.

(VIDEO)