Arrestohet në Tiranë i kërkuari nga Italia për trafik droge dhe organizatë kriminale

Një 45-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian për trafik të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. 45-vjeçari Kol Bushpepa alias Sokol Bushpepa, banues në Rrëshen, u kap në lagjen “Vasil Shanto”, pasi rezulton i dënuar në Itali me 5 vite e 3 muaj burg për organizatë kriminale dhe trafik droge.

Nga dënimi i tij, i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vite e 18 ditë burgim, ndërsa policia po punon për ekstradimin e tij drejt shtetit fqinj.

The post Arrestohet në Tiranë i kërkuari nga Italia për trafik droge dhe organizatë kriminale appeared first on Lapsi.al.