PAMJET/ Shpërthen në flakë një automjet pranë TEG-ut

Një automjet ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, në aksin nacional nga Tirana drejt Elbasanit.

Shtëllunga të mëdha tymi kanë pushtuar zonën, ndërsa makina është shkrumbuar plotësisht.

Ende nuk dihet shkaku i këtij incidenti, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Shihet se në vendngjarje nuk ka policë dhe as zjarrfikës.

The post PAMJET/ Shpërthen në flakë një automjet pranë TEG-ut appeared first on Lapsi.al.