“Me vrisni, nuk meritoj të jetoj”/ Fjalët pas arrestimit të shoferit që aksidentoi për vdekje dy fëmijët në Durrës –

“Me vrisni. Nuk meritoj të jetoj. Dua të vras veten. Çfarë të them!? Ka ngelur gjë për të thënë më!? Jam i tronditur. Nuk mbaj mend asgjë. Mora në qafë fëmijët. Isha në gjendje të dehur,”, ka deklaruar 57-vjeçari

Nikoll Radaçi, shoferi i cili aksidentoi tre fëmijë të mitur rreth moshës 10 vjeç në Durrës, ka rezultuar pozitiv në testin e alkoolit.

Mësohet se, testi i alkoolit është kryer disa herë dhe ka treguar një nivel prej 0.7, mbi kufirin e lejuar sipas Kodit Rrugor, i cili përcakton se masat mbi 0.3 sjellin penalitete, ndërsa mbi 0.5 konsiderohen vepër penale që mund të shoqërohet me arrest në flagrancë.

Gjithashtu bëhet me dije se,  57-vjeçari Radaçi është i njohur si përsëritës në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe më herët është gjobitur disa herë për shpejtësi dhe shkelje të tjera në trafik

gijotina.com/