“Me vrisni, nuk meritoj të jetoj”/ Fjalët pas arrestimit të shoferit që aksidentoi për vdekje dy fëmijët në Durrës

“Me vrisni. Nuk meritoj të jetoj. Dua të vras veten. Çfarë të them!? Ka ngelur gjë për të thënë më!? Jam i tronditur. Nuk mbaj mend asgjë. Mora në qafë fëmijët. Isha në gjendje të dehur,”, ka deklaruar 57-vjeçari

Nikoll Radaçi, shoferi i cili aksidentoi tre fëmijë të mitur rreth moshës 10 vjeç në Durrës, ka rezultuar pozitiv në testin e alkoolit.

Mësohet se, testi i alkoolit është kryer disa herë dhe ka treguar një nivel prej 0.7, mbi kufirin e lejuar sipas Kodit Rrugor, i cili përcakton se masat mbi 0.3 sjellin penalitete, ndërsa mbi 0.5 konsiderohen vepër penale që mund të shoqërohet me arrest në flagrancë.

Gjithashtu bëhet me dije se,  57-vjeçari Radaçi është i njohur si përsëritës në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe më herët është gjobitur disa herë për shpejtësi dhe shkelje të tjera në trafik

gijotina.com/

The post “Me vrisni, nuk meritoj të jetoj”/ Fjalët pas arrestimit të shoferit që aksidentoi për vdekje dy fëmijët në Durrës appeared first on GIJOTINA.