Ja çfarë la pas shpërthimi në dyqanin e “MCN” të Endri Meksit, pistat e hetimit –

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Dyshohet se objekt i sulmit ka qenë një dyqan që ofron shërbimi interneti, Mcn Get Connected, në pronësi të Endri Meksit.

Siç shihet nga pamjet, nga shpërthimi ka ëme materiale, ndërsa policia rrethoi zonën dhe nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

“Rreth orës 04:30, në rrugën “Xhanfize Keko” në dyqanin për shërbime interneti në pronësi të shtetasit E. M., ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit”, thotë policia.

Hetuesit dyshojnë se lënda plasëse ishte vendosur në formë kërcënimi.

Ndërkohë autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të shpërthimit, dhe kapjen e autorit.  Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e kërcënimet, megjithatët hetimet vijojnë dhe pritet të sekuestrohen edhe kamerat e sigurisë.

gijotina.com/