Për aksidentin e rëndë në Durrës ku humbën jetën 2 fëmijë dhe u plagos rëndë një i tretë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
“Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e jashtëzakonshme prindërve për t’i mbijetuar dhimbjes së madhe, ndërkohë që bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital” – shkruan Rama. ©LAPSI.al
LEXONI MË SHUMË:
PAMJE TË RËNDA/ Kamerat fiksuan momentin kur makina mori para fëmijët në Durrës
Detaje të reja nga aksidenti në Durrës/ Shoferi dyshohet se ishte i dehur
The post Aksidenti i fëmijëve në Durrës, reagon Edi Rama appeared first on Lapsi.al.