Një i ri është vënë në pranga nga policia e Tirana, pasi akuzohet për vjedhjen e disa varëseve floriri me vlerë rreth 12 mijë euro.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u bë pas një denoncimi për vjedhje në një argjendari në rrugën “Abdi Toptani”.
Sipas hetimeve paraprake, i mituri 17-vjeçar ka vjedhur varëset e floririt në ambientet e një qendre tregtare dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e mëtejshëm të hetimeve dhe ndjekjen ligjore të rastit.
The post Vodhi disa varëse floriri në një qendër tregtare, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë appeared first on GIJOTINA.