“Vetëm kopshti i shtëpisë është sa Pallati i Brigadave”, Berisha akuza Ramës për pasurinë: Shkarkoi drejtoreshën e ILDKPI se nisi hetimet

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qyetarët akuzoi kryeministrin Edi Rama për pasurinë, duke thënë se ka ndërtuar një kopsht privat në Surrel, ku sipas tij, sipërfaqja është sa Pallati i Brigadave. Lideri i opozitës denoncoi se Rama shkarkoi drejtoreshën e ILDKPI-së në mënyrë antikushtetuese vetëm e vetëm pse ajo nisi hetimet për pasurinë e kryeministrit.

“E kam denoncuar dhjetëra herë. Ai me shtëpi 58 metra të deklaruar, ndërkohë që thotë se e ka ndërtuar me 3800 euro dhe 400 mijë lekë shqiptare që kishte deklaruar në ILDKPI. Por ju them se vetëm pigmenti i përdorur për ngjyrosje, janë përdorur 100 mijë euro, vetëm pigmenti. Kopshti përreth ndërkohë është më i madh se Pallati i Brigadave, 8800 metra, me ullinj të marrë nga të katra anët dhe të transplantuar aty.

Dhe sapo kryetarja e ILDKP-së Zana Xhuka nisi hetimin, Rama e shkarkoi atë në kundërshtim me Kushtetutën. Jo vetëm kaq, por edhe pallati që Linda Rama deklaroi se e ndërtoi me paratë e “Kurbanit”, ndërkohë që nuk e justifikonte dot as me faturë të ‘Kurbanit”, pastaj tha se atë vilë e kam nga gruaja, kur s’e kishte, pastaj tha se e kam bërë me emigracion, kam qenë në emigrim, kurse pallati i zonjës Basha, që s’ka asnjë dokument, leje, zonja Basha tha se është ndërtuar me para gjaku, e ka ndërtuar me lekët e të vëllait tha. Pallatin e ka ndërtuar kompania që ka ndërtuar rrugën Qukës-Qafë-Plloçë, që u shemb, nga 74 milionë shkoi në mbi 400 milionë, pra e nxori 10 herë pallatin,” tha Berisha.

The post “Vetëm kopshti i shtëpisë është sa Pallati i Brigadave”, Berisha akuza Ramës për pasurinë: Shkarkoi drejtoreshën e ILDKPI se nisi hetimet appeared first on GIJOTINA.