Policia ka zhvilluar një kontroll në ambientet e brendshme dhe të jashtme të burgut të Durrësit. Blutë njoftojnë se janë gjetur dhe sekuestruar tre celularë. Operacioni u krye në orët e para të mëngjesit dhe përfshiu kontrolle në ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit.
Gjatë kontrollit u sekuestruan tre celularë tip “iPhone”, të cilët rezultonin aktivë. Njëri prej tyre u gjet në posedim të një të paraburgosuri me inicialet B.G., ndërsa dy të tjerët, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, u zbuluan në ambiente të përbashkëta. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, kontrollet do të vijojnë edhe në institucionet e tjera penitenciare në vend.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacioneve të siguruara nga strukturat operative të IEVP Durrës dhe pas analizës së riskut, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndërmori një aksion të befasishëm kontrolli në këtë institucion.
Kontrolli u zhvillua në orët e para të mëngjesit, në zbatim të Urdhrit Nr. 626, datë 07.04.2026, me pjesëmarrjen e Forcave Speciale të DPB.
Gjatë operacionit u ushtrua kontroll në ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit.
Rezultatet e kontrollit:
U sekuestruan tre celularë tip “iPhone”, të ndezur dhe funksionalë.
Njëri prej tyre u gjet në posedim të të paraburgosurit me iniciale B.G.
Dy të tjerë, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, u konstatuan pa autorë në ambientet e institucionit.
Veprimet e menjëhershme:
* U veçua i paraburgosuri B.G.
* U hartua raporti i incidentit.
* U mbajt procesverbali i bllokimit të sendeve të ndaluara.
* Materialet iu referuan Specialistit të SHKB për veprime të mëtejshme hetimore.
The post Kontroll i befasishëm në ‘burgun e VIP-ave’ në Durrës, gjenden tre telefona appeared first on Lapsi.al.