Shisnin fenelina dhe pajisje policie, arrestohen 2 pronarët e dyqaneve në Tiranë (Emrat)

Dy persona, janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se shisnin në dyqanet e tyre fenelina dhe pajisje të tjera policie në kundërshtim me ligjin.

Në pranga janë vënë shtetasit, Hekuran Leka dhe Xhoni Troka.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në dyqanet e këtyre shtetasve, në rrugën “Konferenca e Pezës”, janë gjetur dhe sekuestruar fenelina dhe pajisje të tjera si të Policisë, për të cilat shtetasit nuk dispononin dokumentacion mbi origjinën e tyre dhe as autorizimin përkatës për mbajtjen dhe tregtimin e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Shisnin fenelina dhe pajisje policie, arrestohen 2 pronarët e dyqaneve në Tiranë (Emrat) appeared first on GIJOTINA.