Hetimi për tenderat e unazës, del nga SPAK i afërmi i Belinda Ballukut

Ka dhënë dëshminë e tij në SPAK, Arbër Abazi, dministratori i “Alko Impex”, që u paraqit në kuadër të hetimeve për dosjen “Balluku”. Pasi ka qëndruar për disa orë para hetuesve, Abazi ka dalë me nxitim, siç shihet edhe në videon më poshtë:

Në qendër të hetimeve për këtë dosje është ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku, e dyshuar për akuzën e prishjes së barazisë në tendera. Arbër Abzai është biznesmen i lidhur familjarisht me zv.kryeministren, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së saj.

Më herët SPAK ka kryer kontrolle në banesën e Arbër Abazit lidhen me hetimin e tenderave të loteve të Unazës së Madhe të Tiranës.

The post Hetimi për tenderat e unazës, del nga SPAK i afërmi i Belinda Ballukut appeared first on Lapsi.al.