Hetimet për Ballukun, ish-bashkëpunëtorja e afërt Viola Haxhiademi dhe biznesmeni Arbër Abazi thirren në SPAK

Drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e SPAK. Behet e ditur se eshte thirrur dhe biznesmeni Arbër Abazi.

Më herët Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle në banesën e Haxhiademit, për llogari të dosjes ‘Balluku’. Kujtojmë gjithashtu se Haxhiademi më pare ka mbajtur postin e sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës.

Pjesë e kontrolleve të SPAK asokohe ka qenë edhe drejtoresha e kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Sindi Dushku si dhe banesat e Sajmir Kuçit, Marsel Hoxhës dhe Jonida Çeços.

Burime bëjnë me dije se Haxhiademi është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm, ndërsa pas përfundimit të seancës së marrjes në pyetje ajo është larguar nga ambientet e institucionit.

Haxhiademi është paraqitur edhe më herët në ambientet e SPAK, ku është pyetur në lidhje me dosjen “Balluku”, ku në qendër është ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku, e dyshuar për abuzime me tenderat.

gijotina.com/

The post Hetimet për Ballukun, ish-bashkëpunëtorja e afërt Viola Haxhiademi dhe biznesmeni Arbër Abazi thirren në SPAK appeared first on GIJOTINA.