Rrezikoi të mbytej në det pasi rrëshqiti nga gurët, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin

Është shpëtuar këtë të mërkurë nga shërbimet e DVKM Durrës, në zonën e njohur si “Vaska e Marinës” në Shëngjin, një 16-vjeçar, pasi rrezikoi të mbytej në det.

Sipas raportimeve nga policia, 16-vjeçari ka rrëshqitur nga gurët e skelës, ku më pas ka përfunduar në det dhe për shkak të problemeve shëndetësore e ka pasur të pamundur të notojë dhe ka rrezikuar të mbytet.

“Menjëherë pas njoftimit se në hapësirën e quajtur “Vaska e Marinës”, Shëngjin, një i mitur që kishte rrëshqitur nga gurët e skalierës, rrezikonte të mbytej, sepse për shkak të problemeve shëndetësore, e kishte të vështirë notimin, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës u nisën drejt zonës së sinjalizuar.

16-vjeçari u lokalizua dhe mori ndihmë të menjëhershme nga shërbimet e Policisë.

Gjithashtu, i mituri u nxorr me mjet lundrues, në breg, dhe u transportua për ndihmë të specializuar mjekësore, në spitalin rajonal të Lezhës, në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të kontaktojnë Policinë, në çdo rast nevoje, dhe garanton se ndihma do të jetë e menjehershme dhe profesionale.

The post Rrezikoi të mbytej në det pasi rrëshqiti nga gurët, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin appeared first on Lapsi.al.