Biznesmeni Ervin Mata kishte hyrë në rrugë detare fshehurazi në zonën e Sao paolos në Brazil dhe operonte aty me dokumente të false, teksa prej gati një viti autoritetet vendase mësohet se kishin lëshuar urdhër ndalimi për të me qëllim ekstradimin, por kishte vështirësi në lokalizim. I cilësuar si “manjat” (bos droge), ai u arrestua në një operacion policor në Ilhabela, në bregdetin verior të São Paulo, për llogari të autoriteteve në Gjermani, ndërsa kërkohet edhe nga Shqipëria.
“Një burrë u gjet në një qendër tregtare pas një operacioni nga Policia Ushtarake; ai dyshohet për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge dhe mund të ekstradohet. Ervin Mata u arrestua të shtunën në mbrëmje (25), në Ilhabela, në Bregun Verior të São Paulo, pas një operacioni nga Policia Ushtarake. Ai konsiderohej i arratisur nga drejtësia për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge dhe bashkëpunim kriminal”, informon media braziliane.
Një tjetër detaj me rëndësi ka qenë se urdhër-arresti për Ervin Matën u lëshua nga gjykatësi ministri Alexandre de Moraes i Gjykatës së Lartë Federale (STF) në shtator të vitit të kaluar.
Sipas urdhrit të arrestit, i dyshuari dyshohet se ka koordinuar, me bashkëpunëtorë, trafikimin e 240 kilogramëve kokainë më 29 shtator 2020, në qytetin e Frankfurtit, Gjermani.
“Me anë të kësaj urdhëroj ndalimin parandalues të Ervin Matës, duke përcaktuar lëshimin e një urdhër-arresti, ekzekutimi i të cilit duhet t’i komunikohet menjëherë kësaj Gjykate Supreme, Ministrisë së Drejtësisë, Interpolit dhe përfaqësisë diplomatike të shtetit përkatës”, thuhet në vendim.
Arrestimi në Ilhabela ndodhi pasi informacionet e inteligjencës treguan se Mata po udhëtonte drejt Bregut Verior. Gjatë monitorimit, policia identifikoi se ai kishte përdorur rrugë alternative, duke përfshirë udhëtimin me det për në Ilhabela.
Ekipet nga Njësia Taktike e Patrullës Rrugore (TOR) dhe Forca Taktike intensifikuan patrullimet në rajon dhe e lokalizuan të dyshuarin në një ndërtesë tregtare në arkipelag.
Një foto e momentit të arrestimit të Matës nga oficerët u publikua menjëherë.
Sipas policisë, në kohën e ndërhyrjes, Mata u përpoq të fshihte identitetin e tij, por u njoh nga oficerët, të cilët kishin tashmë informacion në lidhje me të arratisurin. Ai nuk i rezistoi arrestimit. Pas arrestimit të tij, i dyshuari iu dorëzua autoriteteve federale dhe mbetet në dispozicion të sistemit të drejtësisë. Çështja mund të rezultojë në procedurat e ekstradimit mes Gjermanisë apo Shqipërisë.
Sipas medias “G1” që publikoi e para lajmin, Sekretariati i Sigurisë Publike të São Paulo konfirmoi arrestimin dhe tha se ai kishte udhëtuar nga rajoni Baixada Santista në bregdetin verior, ku u gjet gjatë një operacioni të përbashkët nga ekipet e policisë në qendër të Ilhabelës.
I dyshuari u dërgua në Stacionin Federal të Policisë në São Sebastião, ku mbeti në dispozicion të sistemit të Drejtësisë. Interpoli tha se nuk komenton për raste individuale. g1 kontaktoi Policinë Federale dhe është duke pritur një përgjigje.
“G1” informon se po kërkon komente nga ekipi mbrojtës i Ervin Matës.
The post U arrestua në Brazil, Ervin Mata prej 2 vitesh nën ‘lupën’ e autoriteteve shqiptare appeared first on Lapsi.al.