NDIQENI LIVE/ Tentativa e fundit e Kuvendit të Kosovës për Presidentin e ri

Në orën 00.00 skadon afati që ka Kuvendi i Kosovës për të zgjedhur Presidentin e ri, ndryshe vendi shkon në zgjedhje të reja.

Seanca për presidentin është lajmëruar të nisë në orën 23:00.

Pak më herët LVV-ja i kërkoi LDK-së 15 nënshkrime për kandidatin e saj për president, duke e ftuar që të jetë rival i Feride Rushitit.

Por, LDK-ja opozitare tha se partia e kryeministrit Albin Kurti po kërkon që t’i bëhet kuorumi dhe nuk po ofron vota për kandidatin e tyre.

LDK-ja thotë se mbështet Vjosa Osmanin, por kërkon marrëveshje politike. /LAPSI.al

The post NDIQENI LIVE/ Tentativa e fundit e Kuvendit të Kosovës për Presidentin e ri appeared first on Lapsi.al.