Jack Grealish sërish në qendër të polemikave në Angli. Talenti anglez i Everton, që po rikuperohet nga një dëmtim dhe vetëm pak ditë më parë shkruante në rrjete sociale “Po punoj fort për t’u rikthyer më i fortë se kurrë”, është kapur përsëri nën efektin e alkoolit. Tabloidi The Sun ka publikuar disa foto të lojtarit teksa ndodhet në divanin e një rooftop-i të një lokali në modë në Manchester, i rrethuar nga gota dhe shishe bosh, dhe fle i dehur.
“Shokët e tij u përpoqën ta zgjonin, por pa sukses… ndoshta alkooli mori kontrollin”, ka treguar një dëshmitar i pranishëm në vendngjarje. Sipas The Sun, Grealish kishte mbërritur në lokal rreth orës 16:30 të së shtunës me një grup miqsh dhe më pak se një orë më vonë ishte në gjumë.
Jack Grealish was spotted passed out with drinks in front of him in a patio bar in Manchester over the weekend. pic.twitter.com/oYKcoJiNwr
— Football Tweet (@Footballtweet) April 27, 2026
The post Grealish i dehur, fotot tronditëse në një bar në Mançester: “Alkooli mori kontrollin” appeared first on Lapsi.al.