Çifti që shikoni në foto janë Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, të cilët u ekzekutuan sot nga një atentat më armë zjarri teksa udhëtonin me makinë në Lezhë.
Kreshnik Mujeci njihej në zonë si një person aktiv në jetën komunitare. Ai organizonte çdo vit festën e Shën Markut në fshatin Koljakaj, një aktivitet që synonte bashkimin e banorëve dhe promovimin e harmonisë ndërfetare.
Një ditë më parë, 39-vjeçari festonte me disa bashkëfshatarë. Ashtu siç e kishte kthyer në traditë prej 4 vitesh, Kreshnik Mujeci një ditë më parë kishte organizuar festën me gjithë fshatin Koljakaj për Shën Markun, pranë kryqit që ishte vendosur në malin e kësaj zone.
The post Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT) appeared first on GIJOTINA.