‘Gjuha fyese ndaj shqiptarëve’/ Këlliçi i kërkon dorëheqjen ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha: Skandal i paprecedentë!

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar në rrjetet sociale ndaj ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha, duke publikuar një qëndrim kritik pas zhvillimeve të fundit që ai i konsideron problematike në komunikimet e brendshme lidhur me shqiptarët.

Në postimin e tij, Këlliçi shprehet se situata nuk mund të justifikohet me arsye si “time zone të ndryshme” apo “dalja nga grupet e WhatsApp”, duke e cilësuar sjelljen e ministrit si të papranueshme dhe të dëmshme për imazhin institucional.

Ai kërkon që Hoxha të mbajë përgjegjësi politike, duke i bërë thirrje për dorëheqje dhe një kërkim faljeje publike.

Postimi i plotë:

Ferit nuk ke pse vazhdon e diskretitohesh!!!

Nuk të mbron dot as time zones të ndryshme dhe as dalja nga grupet e whatsapp! Je thjesht skandaloz dhe këtë po e fakton nga ora në orë!

Jep dorëheqjen dhe kërko falje publike për këtë turp e skandal të pashembullt!

The post ‘Gjuha fyese ndaj shqiptarëve’/ Këlliçi i kërkon dorëheqjen ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha: Skandal i paprecedentë! appeared first on GIJOTINA.