Çfarë po ndodh në Vlorë? Forcat Operacionale zbarkojnë në ambientet e paraburgimit

Forcat operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në ambientet e paraburgimit në Vlorë.

Burime bëjnë me dije se efektivët kanë mbërritur pak minuta më parë dhe po kryejnë verifikime të detajuara, si dhe kontrolle të imtësishme në të gjitha ambientet e institucionit.

Ky aksion është pjesë e kontrolleve rutinë që po zhvillohen në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në vend, me synim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve të jashtëligjshme brenda tyre.

Në operacion kanë marrë pjesë edhe forca mbështetëse nga institucionet e vuajtjes së dënimit në Fier dhe Peqin.
Kontrollet vijojnë dhe pritet që në orët në vijim të ketë një bilanc zyrtar mbi rezultatet e këtij aksioni.

The post Çfarë po ndodh në Vlorë? Forcat Operacionale zbarkojnë në ambientet e paraburgimit appeared first on GIJOTINA.