Çfarë po ndodh në paraburgimin e Vlorës? Forcat operacionale kontroll të befasishëm –

Forcat operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në ambientet e paraburgimit në Vlorë.

Burime bëjnë me dije se efektivët kanë mbërritur pak minuta më parë dhe po kryejnë verifikime të detajuara, si dhe kontrolle të imtësishme në të gjitha ambientet e institucionit.

Deri më tani nuk dihen arsyet konkrete të këtij aksioni, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë informacion mbi operacionin në fjalë.