Ambasada e SHBA në Tiranë bëri të ditur sot se duke fluturuar mbi Bazën Ajrore të Kuçovës, e rinovuar përmes fondeve të NATO-s, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, dhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, diskutuan aftësinë e Shqipërisë për t’u bërë një nyjë logjistike e NATO-s në rajon përmes investimeve në Korridorin VIII.
Ndërsa ministri Nufi theksoi se me ambasadorin Whitaker vlerësuan bashkërisht rëndësinë strategjike të partneritetit të fortë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, të ndërtuar në vlera të përbashkëta.
Nufi gjithashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur dhe të fuqishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin Shqipërisë në forcimin e partneritetit tonë strategjik në rajon.
The post Whitaker në Kuçovë: Shqipëria, pikë e rëndësishme logjistike për NATO-n appeared first on GIJOTINA.