Plagoset me armë zjarri në Kurbin, 35-vjeçari paraqitet në Spitalin e Traumës

Një 35-vjeçar nga Kurbini ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Burime paraprake bëjnë me dije se ai ka marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa autoritetet policore janë vënë menjëherë në lëvizje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Deri më tani nuk ka informacion të saktë mbi vendin ku ka ndodhur plagosja apo motivet që çuan në këtë incident. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.

The post Plagoset me armë zjarri në Kurbin, 35-vjeçari paraqitet në Spitalin e Traumës appeared first on GIJOTINA.