Nga familja te shoqet: Khloé Kardashian sjell reality show-n e ri

Khloé Kardashian po sjell një reality show të ri që fokusohet tek rrethi i saj më i ngushtë i shoqeve.

Khloe do të jetë producente ekzekutive e serialit të ri të Hulu me titull The Girls. Edhe pse do të shfaqet në disa episode, ajo nuk do të jetë pjesë e kastit kryesor.

Gjatë një eventi promocional më 22 prill, Kardashian prezantoi projektin duke e përshkruar si një dritare në jetën e “familjes së zgjedhur” të saj.

“Jam shumë e emocionuar t’ju prezantoj me rrethin tim të ngushtë — shoqet e mia të vërteta. Ato janë nëna, sipërmarrëse dhe vajzat e mia. Shumë shpejt do të bëhen edhe vajzat tuaja,” u shpreh ajo.

Seriali do të ndjekë jetën e shoqeve të saj, përfshirë Malika Haqq, Khadijah Haqq McCray, Olivia Pierson, Natalie Halcro, Yris Palmer dhe Nicole Williams English.

Në trailer, Kardashian i përshkruan ato si “të çmendura dhe krejtësisht të paparashikueshme”, ndërsa thekson se marrëdhëniet e tyre janë të ngjashme me ato të motrave — plot drama, por edhe shumë dashuri.

Sipas raportimeve, emisioni do të pasqyrojë jetën e tyre të përditshme mes rritjes së fëmijëve, drejtimit të bizneseve, miqësive intensive dhe sfidave personale, duke përfshirë edhe momente si propozime surprizë dhe udhëtime luksoze.

 

The post Nga familja te shoqet: Khloé Kardashian sjell reality show-n e ri appeared first on Lapsi.al.