I pandehur për shkelje të barazisë në tendera! Ish-vartësi i ballukut, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

Gentian Gjyli, ish- kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe një nga vartësit e Belinda Ballukut është paraqitur në SPAK këtë të premte (24 prill).

Kujtojmë që SPAK ka kërkuar 1 vit burg për Gjylin, i cili akuzohet se ka kryer shkelje të barazisë në tendera.

Ditën e djeshme SPAK  zgjati me tre muaj afatet e hetimit për dosjen e Tunelit të Llogarasë. Për këtë, është njoftuar edhe ish-zv kryeministrja Belinda Balluku.

Ish-numri dy i qeverisë është nën hetim për këtë dosje për shkelje të barazisë në tendera, teksa ndodhet nën hetim për shtatë lotet e Unazës së Madhe.

SPAK ka argumentuar se shtyrja e afateve të hetimit, bëhet për shkak, se kryerja e ekspertizave në kuadër të hetimit merr kohë.

Gjyli është aktualisht në “arrest shtëpie” nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe gjatë kohës që është zhvilluar prokurimi, ka mbajtur postin e drejtorit të Ndërtimit dhe Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar.

The post I pandehur për shkelje të barazisë në tendera! Ish-vartësi i ballukut, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK appeared first on GIJOTINA.