Ka ndeshje që të ndryshojnë jetën dhe Atalanta-Lazio është një prej tyre për Edoardo Motta. Portieri i ri i dha kualifikimin Lazios në finale të Kupës së Italisë duke pritur plot 4 penallti. Një mbrëmje e paharrueshme, me emocione të papërmbajtshme. Vetë lojtari i lindur në 2005 e tregoi këtë kur u paraqit para kamerave për intervistë.
Kush do ta kishte menduar pas ardhjes së tij në janar si zëvendësues i Provedel se do të bëhej titullar? Edhe përgjigjja ndaj pyetjeve u bë e vështirë për shkak të emocioneve dhe lotëve.
Motta hero i penalltive, emocionohet gjatë intervistës
Për të ishte më e vështirë të përballonte kamerën sesa penalltitë. Ai u përpoq të mos zbulonte “sekretet”: “Sekrete në doreza? Jo, ka të tjera, por jemi live dhe nuk mund t’i them. Më mirë të mbeten të fshehta”.
ラツィオのゴールキーパーをよく見てください
3月にセリエAデビューしたばかりのエドゥアルド・モッタ(21歳)が4本のPKをセーブしてチームをコッパ・イタリアの決勝へ導いています pic.twitter.com/TyrTbOCXwZ
— ヴァンヌッキWCCF (@vannucchi_wccf) April 22, 2026
Motta përlotet para mikrofonave
Nga buzëqeshja kaloi në lot: “Penalltitë me Interin? Shpresojmë ta mbyllim më parë… por edhe për penallti do jemi gati… Më japin shumë këshilla, sidomos ai (duke treguar Cataldi)… Jo më falni, jam i emocionuar. Nuk më ka ndodhur kurrë”. Në fund ia dedikoi gjithçka të gjithëve.
Questo momento qui #AtalantaLazio#AvantiLazio pic.twitter.com/3DPPAT6VJQ
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) April 22, 2026
Motta, kthesë në karrierë
Kjo ishte vetëm ndeshja e tretë në Kupën e Italisë për të. Erdhi si rezervë, por për shkak të dëmtimit të titullarit u bë protagonist. Vetëm 3 gola të pësuar në 6 ndeshje, deri te nata magjike. Një talent i madh, sidomos në penallti.
Umile,Genuino ma soprattutto professionista pic.twitter.com/TgWMm63s8Y
— AL-Neves-NON VENDE (@EleNevesh) April 22, 2026
The post Edoardo Motta bllokohet live pas 4 penalltive të pritura: “Më falni” appeared first on Lapsi.al.