Përplasje e fortë automjetesh në Laç, raportohen dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në qendër të qytetit të Laçit, pranë bashkisë.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe, si pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar drejt Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

“Rreth orës 17:00, në qytetin e Laçit, një automjet me drejtues shtetasin B. N. është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin A. P.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. P., dhe dy pasagjerët që ndodheshin me të janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar. Paraprakisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

gijotina.com/

The post Përplasje e fortë automjetesh në Laç, raportohen dy të plagosur appeared first on GIJOTINA.