Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

Egnatia është kualifikuar për në finale e Kupës së Shqipërisë, pasi mundi me penallti Elbasanin në “Elbasan Arena”. Koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa pas 120 minutash lojë, më të saktë nga pika e bardhë u treguan të besuarit e Edlir Tetovës.

Të parët realizuan rrogozhinasit me anë të Grudës, pas 11 minutash lojë. Skuadra nga Elbasani u përpoq që të reagonte dhe ia doli që të vendoste ekuilibrat me Mustën, në minutën e 58-të. Koha e rregullt nuk pati fitues, ndërsa edhe në shtesë mungoi goli. Ndaj u deshën gjuajtjet nga pika e bardhë ku rrogozhinasit u treguan më të saktë duke fituar 4-2 ruletën e duke siguruar biletën për finalen e Kupës.

Gjysmëfinalja tjetër është Dinamo-Vllaznia.

ELBASANI-EGNATIA 1-1
11′ Gruda / 57′ Musta

PENALLTITË 2-4 (VIDEO)

57’ GOOOL ELBASANI! Pas një goditje këndi të harkuar nga Loukili, topi shkon te Musta i cili me kokë barazon shifrat. Protestojnë rrogozhinasit të cilët pretendojnë se nuk ishte këndore. (VIDEO) (VIDEO)

11’ GOOOL EGNATIA! Kundërsulm i shpejtë i rrogozhinasve në të djathtë, Bakajoko harkon në zonë ku Gruda finalizon me saktësi. (VIDEO)

gijotina.com/

 

The post Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit appeared first on GIJOTINA.