Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave –

Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica janë përballur me një situatë aspak të këndshme në Ukrainë. Ndërsa po kryenin nxemjen para sfidës Metalist 1925-Çernihiv, sirenat e alarmit u dëgjuan.

Pamjet tregojnë momentin e ankthit në Zhitomir. Lojtarët dhe stafet në fushë, bashkë me tifozët, u detyruan të largohen menjëherë. Gjysmëfinalja e Kupës së Ukrainës, e programuar për në orën 17:00, u shty.

Më pas u njoftua se takimi do të fillojë në orën 20:10. Kujtojmë se pjesë e Metalistit janë edhe Itodo Mandela me Kristian Mba. Metalist 1925 është edhe klubi që ka investuar te lojtarët nga kampionati shqiptar në dy vitet e fundit.

https://rumble.com/v78uxqo-frike-dhe-panik-gjat-ndeshjes.html

gijotina.com/