Vizita në Athinë, Mitsotakis do të presë Ramën në zyrë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, nesër, të mërkurën më 22 prill në orën 11:00, do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, në Maximos Mansion. Lajmi konfirmohet nga mediat greke. 

Ndërkohë në orën 19:00, kryeministri do të marrë pjesë në një diskutim me presidentin e Këshillit Evropian António Costa, në kuadër të Delphi Economic Forum.

Raportohet se Rama në Athinë do të takohet edhe me ambasadoren amerikane në Greqi.

The post Vizita në Athinë, Mitsotakis do të presë Ramën në zyrë appeared first on Lapsi.al.