Digjet makina e parkuar në Kukës, e pësojnë dhe dy mjete ngjitur

Një incident me zjarr është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Kukës, ku disa automjete janë përfshirë nga flakët.

Sipas informacionit paraprak, në lagjen nr. 5 ka rënë zjarr në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Rr. P., banues në Kukës. Si pasojë e flakëve, automjeti është djegur plotësisht.

Ndërkohë, dy automjete të tjera të parkuara pranë tij kanë pësuar dëmtime të pjesshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit, si dhe për të sqaruar rrethanat e plota të këtij incidenti.

The post Digjet makina e parkuar në Kukës, e pësojnë dhe dy mjete ngjitur appeared first on Lapsi.al.