Hijet e së shkuarës komuniste dhe regjimit represiv, vijojnë të shfaqen edhe pas 33 vitesh në dyert e institucioneve shqiptare.
Të paktën 15 emra për të cilët është kërkuar verifikim pranë Autoritetit të Dosjeve kanë rezultuar të lidhur me ish-sigurimin e shtetit, si prokurorë apo gjykatës në procese politike. 12 prej tyre janë të propozuar nga bashkitë për dekorata, tituj nderi ose emërtime rrugësh, ndërsa 3 të tjerë kandidatë për poste të larta publike.
Të dhënat dalin nga raporti i Autoritetit të Dosjeve, i cili gjatë vitit 2025 ka verifikuar 242 emra.
Autoriteti i Dosjeve thotë se sfidues mbetet raporti me partitë politike, pasi për zgjedhet parlamentare të 2025-ës pavarësisht njoftimit publik për 53 subjekte politike, vetëm 6 kandidatë u paraqitën kërkesë për verifikim me iniciativë personale.
gijotina.com/
The post Autoriteti i Dosjeve për 2025: 15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike appeared first on GIJOTINA.