Një operacion i madh antidroge është zhvilluar nga Policia e Tiranës, ku mësohet se me urdhër të Prokurorisë janë lëshuar mbi 30 urdher arreste. Mësohet se nga aksioni janë goditur disa grupe kriminale të përfshira në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Sipas informacioneve paraprake, grupet vepronin prej kohësh në zona të ndryshme të kryeqytetit, ndërsa hetimet ndaj tyre kishin nisur prej një periudhe të gjatë nga sektori i antidrogës në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se prova të rëndësishme janë siguruar edhe nga zbërthimi i komunikimeve, pas goditjeve të mëparshme, duke çuar në identifikimin e personave të dyshuar si të implikuar në aktivitetin kriminal.
Deri më tani nuk ka një bilanc zyrtar për numrin e personave të arrestuar apo sasinë e lëndëve narkotike të sekuestruara gjatë operacionit, ndërsa pritet që policia të japë detaje të mëtejshme në vijim.
The post Aksion antidrogë në Tiranë! Goditen disa grupe kriminale, lëshohen mbi 30 urdhëra arresti appeared first on GIJOTINA.