Një situatë shqetësuese mjedisore është raportuar paraditen e sotme në Elbasan, ku banorët që jetojnë në afërsi të zonës industriale të njohur si ish-Kombinati Metalurgjik kanë ngritur alarmin për ndotje të rëndë të ajrit.
Ajo që e bën edhe më alarmante situatën është fakti se ende nuk dihet burimi i saktë i ndotjes. Dyshimet e para lidhen me aktivitet të pakontrolluar në territorin e ish-kombinatit, një zonë që prej vitesh është kthyer në një pikë problematike për mjedisin dhe sigurinë.
Ndërkohë, pritet reagimi i autoriteteve mjedisore dhe strukturave të emergjencës për të monitoruar cilësinë e ajrit dhe për të hetuar burimin e tymit që ka vënë në alarm një zonë të tërë të qytetit.
The post Situatë alarmante në Elbasan, tymi dhe aroma e rëndë mbulojnë zonën industriale appeared first on GIJOTINA.