Diskutimet për president, Kurti: Abdixhikut i ofrova bashkëqeverisje, por e refuzoi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se bisedimet për presidentin e ri kanë rezultuar të pasuksesshme. Duke folur për mediat, Kurti u shpreh se asnjëra prej ofertave që kanë bërë nuk u është pranuar nga Abdixhiku. Kurti theksoi ndër të tjera, se ai ka thënë se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, të cilat i ka quajtur të panevojshme.

“Ne ofruam që LDK-ja në bashkëqeverisje me LVV-në dhe partnerët tjerë ta ketë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri të tjera. Kam preferuar që zëvendëskryeministër i imi të bëhet Abdixhiku dhe të fillojmë një kapitull të ri.

Në këtë mënyrë Kosova po shkon drejt zgjedhje të reja, të panevojshme, që i humbin kohë shtetit dhe buxhetit të Kosovës mjete. Së paku 1 milion euro kushtojnë zgjedhjet e reja dhe nuk do të sjellin zgjidhje sepse nuk do ta kemi numrin prej 80 deputetëve për ta bërë kuorumin. Është dashur të përpiqemi më shumë dhe nuk është dashur të refuzohet oferta jonë për qeverisje”, ka deklaruar Kurti.

The post Diskutimet për president, Kurti: Abdixhikut i ofrova bashkëqeverisje, por e refuzoi appeared first on Lapsi.al.