Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, teksa ka komentuar në foltoren para kryeministrisë protestën e së premtes, ka deklaruar se edhe në botë zhv8illohet tubime të tilla, madje edhe të dhunshme, por sipas tij, qytetarët nuk dhunohen nga policia siç ndodh në Shqipëri.
Sipas Berishës, protesta e së premtes, ashtu si edhe të tjera, nuk ka pasur asnjë përdorim force nga protestuesit.
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari dhe kryepolicin Skënder Hita, se “me vetëdije të plotë helmuan qytetarët duke hedhur drejt tyre spraj lotsjellës.
“Po pse kjo dhunë e narkopolicisë? Sepse Edi Rama, Besfort Kimiku, Skënder Balluku, Sokol Bespremi e të tjerë, me vetëdije të plotë helmuan qytetarët të kapur nga një frikë e tmerrshme në shpirtin e tyre të zi. Ne ishim në protestë dhe po protestonim, kërkonim largimin e Edi Ramës si armiku më i egër i kombit pas Enver Hoxhës”, tha ai.
Berisha: Në botë bëhen protesta, ndodh edhe të jenë të dhunshme, dyqane që digjen, madje edhe grabiten, por kurrë nuk janë parë pamje ku protestuesit të dhunohen ashtu siç u dhunuan shqiptarët të premten. Dhe sikur të mos mjaftojë kjo, protesta e së premtes, ashtu si edhe të tjera, nuk pati asnjë përdorim dhune, asnjë ushtrim dhune nga protestuesit paqësorë.
Në momentin që unë përfundova fjalimin, narkokriminaelë policë me uniformë janë lëshuar si kafshë kundër protestuesve, jo sikur të ishin shqiptarë apo njerëz, por sikur të ishin hasmi më i rrezikshëm i këtij vendi.
Po pse kjo dhunë e narkopolicisë? Sepse Edi Rama, Besfort Kimiku, Skënder Balluku, Sokol Bespremi e të tjerë, me vetëdije të plotë helmuan qytetarët të kapur nga një frikë e tmerrshme në shpirtin e tyre të zi. Ne ishim në protestë dhe po protestonim, kërkonim largimin e Edi Ramës si armiku më i egër i kombit pas Enver Hoxhës.
Ne protestonim kundër rritjes së çmimit të naftës, kundër farsës elektorale, kundër rritjes së çmimit, varfërimit të shqiptarëve, kundër bllokimit të drejtësisë nga Edi Rama me 83 mandate për të mbrojtur vjedhjet e tij dhe të Lubi Ballukut.
Ne ishim në protestë kundër pengesave të mëdha të integrimit në BE, e para herë që kjo ëndërr e shqiptarëve është vënë në rrezik të tillë nga vjedhjet e Ramës dhe Ballukut, që nga viti 1991.
The post Berisha: Skënder Balluku me vetëdije helmoi protestuesit appeared first on Lapsi.al.