Zjarri masiv në landfillin e Bushatit/ PD: Dëshmi e dështimit të kësaj qeverie

Një zjarr masiv ka rënë pasditen e kësaj të diele në landfillin e Bushatit. Edhe pas disa orësh ajo vijon të jetë aktive. Në një prononcim për mediat prefektja e Shkodrës Holta Duda tha se mjetet zjarrfikese të Vaut të Dejës, Shkodrës dhe Lezhës janë ne terren nderkohë që kanë ardhur edhe mjete zjarrfikëse nga Tirana.

Sipas saj, zjarri eshte neutralizuar, por për shkak të erës mbetet i lartë rreziku i përhapjes se flakëve në fushen e mbetjeve. 

Në krahun tjetër, deputeti i PD, Bardh Spahia thotë se ky zjarr është dëshmi e dështimit të pushtetit vendor dhe qendror.

Ndërsa nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, e cilësoi si një katastrofë mjedisore dhe shëndetësore. Ai thekson se zjarri mund të jetë i qëllimshëm për të krijuar hapësira të reja depozitimi.

Boçi thekson se, situata ishte paralajmëruar më herët nga opozita dhe ekspertët, por nuk u morën masa. /LAPSI.al

The post Zjarri masiv në landfillin e Bushatit/ PD: Dëshmi e dështimit të kësaj qeverie appeared first on Lapsi.al.